FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Të jesh egjiptian dhe të arrish këtu…”, ja çfarë tha heroi Salah pas triumfit

Mohamed Salah ka thënë se është shumë i lumtur që ia doli ta fitojë Ligën e Kampionëve pasi iu dha një mundësi e dytë të shtunën në Madrid.

Salah shënoi golin e parë në fitoren 2:0 të Liverpoolit kundër Tottenhamit në finale të Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano.

29-vjeçari ishte në mesin e lojtarëve që shkëlqyen për të kuqtë mbrëmjen e së shtunës, duke i ndihmuar Liverpoolit për ta fituar titullin e gjashtë evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë kam flijuar shumë në jetën time për një karrierë në futboll. Të jesh egjiptian dhe të arrish në këtë nivel është diçka e jashtëzakonshme”, tha Salah.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi egjiptian u lëndua në fillim të finales së vitit të kaluar, të cilën Liverpooli e humbi ndaj Real Madridit.

“Të gjithë jemi të lumtur. Unë jam shumë i lumtur që pata rastin të luajë në finalen e dytë radhazi në Champions dhe që më në fund luajta 90 minuta”, shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?