FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të rinjtë e Juventusin turpërojnë ata të Atleticos në Madrid

Në pritje të të mëdhenjve, të rinjtë e Juventusit, kanë turpëruar ata të Atleticos në Madrid. Futbollistët premtues të bardhezinjve kanë fituar me lehtësi 4-0 në “Youth League”, apo në Championsin e të rinjve siç njihet ndryshe.

Fagioli kthehu në gol një penallti të fituar në minutën e 18-të, ndërkohë që më pas ishte radha e Ahamada, i cili realizoi një super gol me një goditje në hyrje të zonës.

Spektakli i skuadrës italiane nuk mbaroi këtu, teksa në harkun e 6 minutave, Moreno, shënoi një dopietë me dy gola njëri më të bukur se tjetri. Ndërkohë që ndeshja tjetër e grupit mes Leverkusenit dhe Lokomotivës u mbyllë në barazim 2-2. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?