Tebas ironizon Premier League: Nuk mbaj mend kur është fituar “Topi i Artë” nga atje
Javier Tebas ka prezantuar raportin ekonomik të La Liga 2021-2022. Presidenti i shoqatës së klubeve shpjegoi të dhënat dhe diskutoi çështje të tjera, si e ardhmja ekonomike e Barcelonës, rikthimi i mundshëm i Messit apo krahasimi me Premier League.
“Nuk e mbaj mend ‘Topin e Artë’ të fundit që ka luajtur në Premier League. Lojtarët më të mirë kanë qëndruar në Spanjë. Dhe tani lexoj se lojtari më i mirë në historinë e futbollit dëshiron të luajë përsëri në Spanjë, madje duke u paguar më pak. Nëse Messi do të kthehet në La Liga, do të tarifohet më pak se te PSG.
Barcelona? Kemi marrë të gjithë dokumentacionin, nga të gjitha klubet. Ne diskutuam pasojat e këtij dokumentacioni me klubin. Të dhënat që kanë dalë publikisht. Vetë klubi katalanas thotë se duhet ta ulin koston e skuadrës me 200 milionë. Derisa të veprojnë në këtë drejtim do të vazhdojnë të jenë ashtu siç janë.
Ata kanë pasur strategjinë e tyre për të nënshkruar më shumë. Nuk e di nëse është më i përshtatshmi, por nëse kanë arritur të kenë ato të ardhura, kanë mundur të shpenzojnë më shumë për lojtarët. I kemi detyruar që këtë sezon të përfitojnë buxhet prej 250 milionë eurosh. Nëse nuk e plotësojnë atë shumë, paratë që nuk arrihen do të reduktohen nga kufiri i pagave”, deklaroi Tebas.
KOHA JONË SONDAZH

