FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tek Interi ndalet edhe Godin, blerjet e reja përfundojnë në infermieri

Interi merr një tjetër lajm shumë të keq nga infermieria. Pas Politanos dhe Lazaros, është ndalur për probleme muskulore edhe Godin, duke tejmbushur listën e të dëmtuarve.

Në stërvitjen e djeshëm uruguaiani është ndalur për shkak të disa shqetësimeve, teksa nga vizitat mjekësore u konstatua një problem muskulor në kofshën e këmbës së majtë.

Gjendja e tij do të shihet javë pas jave, por me shumë mundësi Godin do të mungojë në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Lecce-s si dhe në dy miqësoret e ardhshme. Një tjetër lajm i keq për Conten, që nuk ka pasur aspak fat me blerjet e reja, pasi të katërt kanë përfunduar të dëmtuar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?