Telenovela Brozovic vijon ende, klubi arab befason Interin në fund
Fjala e fundit për telenovelën Marcelo Brozovic ende nuk mund të thuhet. Kroati ka gjetur një marrëveshje me Al-Nassr, e cila i garanton një pagë monstruoze prej 100 milionë eurosh për tre vjet (deri në vitin 2026) dhe një bonus nënshkrimi.
Megjithatë, klubi arab, i cili kishte rënë dakord me Interin për 23 milionë, e ka ulur ofertën në orët e fundit, duke e zbritur çmimin në 15 milionë (duke përfshirë bonuset).
Vetëkuptohet që situata nuk është mirëpritur nga zikaltërit, ku veçanërisht Beppe Marotta është acaruar dukshëm. Pyetja, për sa i përket Interit, është shumë e qartë: lojtari largohet vetëm për shumën e rënë dakord fillimisht, përndryshe asgjë nuk bëhet.
Biznes i rrezikshëm atëherë? Në thelb jo, është shumë e vështirë që një negociatë kaq e konsoliduar të ngecë në fund, por ajo që u dha si e mirëqenë, duket se është finalizuar ende. Brozovic është gati për të kryer ekzaminimet mjekësore, por ende nuk ka marrë lejen nga Interin dhe për momentin po shijon disa ditë relaksi buzë detit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

