FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Telenovela Icardi drejt fundit, ja 4 opsionet e vetme që ka në tavolinë

Telenovela Icardi do të mbyllet ditën e nesërme me përfundimin e merkatos së verës. Sulmuesi argjentinas do të kalojë të paktën 4 muajt e ardhshëm i “burgosur” tek Interi, ose do të gjejë një skuadër tjetër.

 

Atletico Madrid, Barcelona, PSG dhe Valencia janë katër skuadrat e vetme të interesuara, duke parë që është refuzuar opsioni Monaco. Simeone ka në dispozicion Moratën dhe Diego Costën, por dëshiron edhe një tjetër bomber cilësor. Barcelona ndërkohë është në emergjencë për shkak të dëmtimeve të Suarez, Messit dhe Dembele, teksa Icardi do të ishte një zgjedhje ideale.

Swiss Digital Desktop Reklama

E njëjtë duket edhe situata tek PSG-së, që kërkojnë një zëvendësues për Cavanin dhe Mbappe. Ndërkohë që për Valencian do të ishte zëvendësuesi perfekt i Rodrigos, i cili mund të transferohet te Atletico. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?