Ten Hag kërkon një bomber, piketon yllin e Napolit
Manchester United arriti të fitojë trofeun e parë pas 6 viteve pritje në sezonin e parë të Erik Ten Hag. Megjithatë, trajneri holandez nuk është akoma i kënaqur me skuadrën dhe kërkon që në sezonin e ri të ketë përforcime në ekip.
Siç raporton “BBC Sport”, Ten Hag dëshiron që klubi të blejë të paktën dy lojtarë në merkaton e verës. Njëri prej tyre është sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen.
Sulmuesi nigerian shikohet nga Ten Hag si një prej objektivave kryesore për sezonin 2023/24. Kontrata që e mban të lidhur Osimhen me Napolin skadon në verën e vitit 2025, por United do të duhet të investojë më shumë se 100 milionë euro për të bindur Napolin që ta lërë të lirë.
KOHA JONË SONDAZH

