Tension mes Kantona e babait të Nejmar, security shmang grushtet

Tensioni në maksimum në përfundim të ndeshjes Paris Sën Zhërmen-Mançester Junajtid, me anglezët që fituan 3-1 dhe u kualifkuan në mënyrë surprizë në çerekfinalet e Champions League, ndonëse kishin humbur në shtëpi me rezultatin 2-0.

Personazhet ishin Erik Kantona, ish-sulmuesi francez i Mançester Junajtid, dhe babai i braziliani Nejmar. Kantona ka festuar si i çmendur kualifikimin e ish-skuadrës së tij, ndërsa sapo ka parë babain e Nejmarit, ka bërë gjestin e një televizori dhe më pas të heshtjes.

Një provokim ky që ka tërbuar babain e Nejmarit dhe që ka kërkuar të përplaset fizikisht me Kantonan, por një gjë e tillë nuk ndodhi pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë të pranishme në “Parc des Princes”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?