Teqja: Nuk e preka topin me dorë, na mungojnë 3-4 pikë nga arbitrat
Olsi Teqja u bë protagonist në hubjen e Kukësit, pasi preku topin me dorë në zonë duke i dhënë mundësinë Laçit që të godiste penallti. Gjithsesi mbrojtësi pas ndeshjes u shpreh se nuk e preku topin me dorë dhe se arbitrat kanë gabuar shpesh kundër verilindorëve.
“Më vjen shumë keq për atë episod, që vendosi edhe takimin, por mund të them me bindje, që nuk ishte penallti. Jam i sinqertë dhe nuk pati prekje me dorë.
Çfarë ju tha arbitri Hamiti në momentin që vërshëlleu penalltinë?
Më tha që do të më kërkonte falje, nëse do shihte që nuk do ishte penallti, por më erdhi keq sepse penalltinë nuk e dha Hamiti, por arbitri pas porte, Klajdi Kola, që kishte edhe pamjen më të mirë.
Si ia dolët të neutralizonit sulmuesin Nwabueze?
E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, për vetë momentin e mirë që po kalon Laçi dhe sulmuesi Nwabueze, por diskutuam edhe me shokët dhe kujtuam që kemi markuar sulmues edhe më të vështirë, ndaj treguam kujdes.
Këto gabimet e arbitrave kundër Kukësit a kanë të bëjnë me prezencën e paktë të Gjicit në tribunat e stadiumeve?
Në fakt janë bërë disa gabime ndaj nesh, që në fund të ndeshjes kanë rezultuar vendimtare dhe na kanë kushtuar pikë, që mund të na renditnin më lart. Nuk dua të flas më shumë për arbitrimin, pasi e kam bërë njëherë dhe jam ndëshkuar nga organet e Disiplinës. Presidenti ynë është shumë i fuqishëm dhe mendoj që duhet të reagojë edhe ai tani. Dua të theksoj që po të ishin zgjedhur drejt këto 3-4 episode, do të kishim 3-4 pikë më tepër në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

