Tërhiqet trajneri i kombëtares së Arabisë Saudite, mposhti Argjentinën në Botëror
Pas qëndrimit prej 4 vitesh në drejtimin e Arabisë Saudite, tranjeri Herve Renard e mbyll kapitullin në stolin e kombëtares arabe.
Tekniku francez mund të konsiderohet i suksesshëm pasi udhëhoqi Arabinë Saudite në Kupën e Botës në Katar, teksa bëri mjaft bujë fitorja në ndeshjen e parë të grupit ndaj Argjentinës që më pas u shpall kampione.
Për të nis një epokë e re, teksa në të kaluarën 54-vjeçari ka drejtuar edhe kombëtaret e Marokut, Zambias, Angolës apo edhe Bregut të Fildishtë.
KOHA JONË SONDAZH

