Tërmeti i fuqishëm ndërpret ndeshjen e futbollit në Panama (VIDEO)

Një ndeshje futbolli është ndërprerë menjëherë në Panama, si pasojë e panikut që përfshiu lojtarët dhe spektatorët pas një tërmeti të fuqishëm që goditi vendin.

Lëkundja me magnitudë 6.9 Rihter u ndje në disa zona të Panamas, teksa videoja nga ndeshja e futbollit mes Atletico Chiriqui dhe Universitario shfaq momentet e frikës në shkallët e stadiumit, ku qindra tifozë u larguan me shpejtësi, një pjesë e të cilëve zbritën në fushë.

Në video duken qartë edhe kullat ndriçuese të stadiumit që lëvizin fuqishëm ndërsa ndeshja u ndërpre për më shumë se 30 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Tremendous moment in the Panamanian league: A game is suspended due to a 6.9 earthquake😱

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?