Tërmeti në Turqi, gjendet trupi i pajetë i ish-sulmuesit të Chelsea-t

Mes viktimave të tërmetit në Turqi është edhe sulmuesi ganez i skuadrës turke Hatayspor, Christian Atsu, 31 vjeç. Ish-futbollisti i Chelsea, pas tërmetit të 6 shkurtit, ishte zhdukur. Trupi i tij u gjet nën rrënojat e shtëpisë së tij në Hatay.

Mediat turke citojnë agjentin e lojtarit Murat Uzun Mehmet, i cili e ka konfirmuar në një shënim për agjencinë lokale të lajmeve “Demiroren”: “Trupi i pajetë i Atsu u gjet nën rrënoja. Në këto momente po i nxirren edhe sendet e tij personale. I është gjetur edhe telefoni”.

Ditët e fundit ishte përhapur lajmi, më pas u mohua, se ish-sulmuesi ishte nxjerrë i gjallë nga rrënojat. Atsu po luante për Hatayspor, një ekip nga provinca jugore e Turqisë, e shkatërruar nga tërmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm të dielën para tërmetit, ai shënoi golin e fitores ndaj Kasimpasha në minutën e 97-të. Më parë ka qenqe pjesë e Portos dhe Chelsea, ndërkohë që kishte shënuar 10 gola në 65 ndeshje me Ganën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?