Terzic shpjegon pse nuk aktivizoi Bellingham: Më mori në telefon para ndeshjes …

Borussia Dortmund nuk mundi të fitonte titullin kampion, edhe pse e kishte gjtihcka në orën e saj. Në sfidën e fundit, verdhezinjtë barazuan 2-2 në shtëpinë e tyre ndaj Mainzit, duke i dhënë mundësinë Bayernit që të festojë titullin e 11-të radhazi.

Trajneri Edin Terzic ka shpjeguar dhe faktin se pse nuk aktivizoi lojtarin më të mirë të skuadres, Jude Bellingham.

“Jude e kisha planifikuar titullar. Por pak orë përpara nisjes së takimit ndaj Mainzit, ai më telefonoi dhe më tha se nuk ndihej gati për të zbritur në fushë. Më tha se nuk ishte në 100% të formës së tij. Ai ka punuar shumë gjatë ditëve të fundit, por nuk ndihej aspak mirë as gjatë nxemjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Doja t’i dhuroja disa minuta, por ndeshja mori për keq dhe vendosa të bëja më shumë zëvendësime në sulm. Ai donte shumë ta ndihmonte skuadrën, e patë vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jude është një futbollist madhështor dhe jam i sigurt se do të ketë një karrierë të suksesshme”, deklaroi trajneri i Dortmundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?