Teuta ndalet në derbin ndaj Erzenit, Kukësi humbet kundër Kastriotit

Teuta nuk di të fitojë këtë sezon. Skuadra durrsake u ndal në barazim pa gola në derbin ndaj Erzenit.  Skuadra e Renato Arapit vazhdon kështu të vuajë mungesën e fitores edhe ndaj një kundërshtari, që në letër e konsideronte si më të dobët.  Pas javës të tretë të Kategorisë Superiore, Erzeni renditet në vend të tretë me 5 pikë, teksa Teuta në vend të tetë me vetëm 2 pikë.

Kukësi ka pësuar një tjetër humbje 1-2 ndaj Kastrit. Skuadra e Skënder Gegës mori avantazhin në minutën e 61-të falë golit të Zivkovic, megjithatë gëzimi për ta zgjati vetëm 8 minuta, pasi Prenkocevic do të realizonte në minutën e 69.

Në fundin e ndeshjes, Marinaj përmbysi rezultatin dhe i dhuroi fitoren e parë krutanëve, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-2. Kukësi qëndron në vend të nëntë me vetëm 1 pikë, të marrë në barazimin e javës së parë me Tiranën, ndërsa Kastrioti qëndron në vend të gjashtë me katër pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?