“The Best FIFA Football Awards”, ja si votuan Sylvinho dhe Etrit Berisha
Lionel Messi u shpall “Lojtari më i mirë” në ceremoninë e edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”, që u organizua në Paris. Ylli argjentinas, i cili fitoi më në fund Kupën e Botës me Argjentinën e tij të dashur, triumfoi në garën e fortë me Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.
Po si votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës? Sylvinho, Alain Giresse, Etrit Berisha dhe Amir Rrahmani, nuk kishin dyshime në lidhje me të mirin. Të katërt zgjodhën Lionel Messin si preferencën kryesore. Trajneri i kombëtares kuqezi zgjodhi edhe Neymarin në treshe.
Etrit Berisha, përveç “pleshtit” votoi për Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Në të preferuarit e Rrahmanit, i cili po shkëlqen me Napolin, nuk mungoi Vinicius Junior.
SHQIPËRIA
Etrit Berisha: Lionel Messi, Erling Haaland, Kylian Mbappe.
Sylvinho: Lionel Messi, Karim Benzema, Neymar.
KOSOVA
Amir Rrahmani: Lionel Messi, Kylian Mbappe, Vinicius Junior.
Alain Giresse: Lionel Messi, Karim Benzema, Kylian Mbappe.
KOHA JONË SONDAZH

