FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“The Sun”, United bën gati super ofertën për të rrëmbyer Icardin

Manchester United është duke menduar për të afruar një sulmues të madh gjatë merkatos së verës. Sipas “The Sun” së fundmi, ekipi anglez është futur në garë për të rrëmbyer Mauro Icardin nga Interi, pasi ky i fundit ende nuk është “pajtuar” me drejtuesit.

Zikaltrit ndërkohë prej kohësh kanë ndjekur me admirim Lukakun, teksa në fund të këtij sezoni mund të mendohet edhe një largim i mundshëm i belgut nga “Old Trafford”. 4 gola në dy ndeshjet e fundit, mund të mos jenë të mjaftueshme për të bindur drejtuesit anglez për ta mbajtur.

United është gati që të ofrojë 100 milionë euro për Mauro Icardin, por në marrëveshje mund të përfshihet Lukaku, duke ulur ndjeshëm shifrën e kësaj lëvizje të bujshme. Djajtë e Kuq duhet të mposhtin edhe konkurrencën e Chelsea-t në Angli, apo të Real Madrid dhe Juventus për bomberin argjentinas. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?