Theo Hernadez mendon largimin nga Milani, gati rikthimi te …

Theo Hernandez po mendon largimin nga skuadra e Milanit. Mbrojtësi francez është gati të përfundojë sezonin e tij të katërt në Milanello dhe sipas disa zërave, ky mund të jetë i fundit.
Kontrata e Theos skadon në vitin 2026, prandaj Milani ka kontroll mbi lojtarin, por sulmi mund të fillojë në verë.
Sipas “calciomercato.it”, interesim të madh për mbrojtësin francez ka nga Real Madridi i Florentino Perezit, pikërisht klubin që në vitin 2019 e la lojtarin të largohej.
Madrilenët duan që francezi të kthehet në ekip dhe Florentino ëndërron goditjen e madhe, pasi në fundin e këtij sezoni ka vuajtur shumë mungesën e Mendy në krahun e majtë.
KOHA JONË SONDAZH

