Thiago Motta rivalizon Mourinhon për të marrë drejtimin e PSG

Thiago Motta po bën një punë mjaft të mirë me Bologna-n në Serie A në këtë sezon. Skuadra e tij gjendet në vendin e 10-të të kampionatit italian me pikë të barabarta me Fiorentinën.

Puna e bërë nga ish-mesfushori i kombëtares italiane, ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve franceze. Sipas të përditshmes “La Gazzetta dello Sport”, Paris Saint-Germain dhe Nice janë të interesuar për Motta-n.

Klubi parisien ka kohë që është në kërkim të një trajneri të ri dhe 40-vjeçari mund të marrë drejtimin e ish-klubit të tij si futbollist. Një tjetër kandidat që është përfolur shumë në ditët e fundit është Jose Mourinho, e cili ka në favorin e tij eksperiencën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?