Tifozët e Interit dhe Milanit ëndërrojnë, ja kush ka zbarkuar në Milano
Interi duke se nuk e ka mbyllur ende merkaton në hyrje. Skuadra zikaltër është përforcuar me disa futbollistë të rëndësishëm gjatë kësaj vere, Conte kërkon edhe një tjetër lojtar cilësor në repartin e avancuar.
Në orët e fundit në Milano ka zbarkuar një emër i njohur: Oscar. Ish-futbollisti brazilian i Chelsea-t, aktualisht luan në Kinë te Shanghai, me të cilët ka edhe një kontratë deri në 31 dhjetor të vitit 2020.
Oscar është në kërkim të një skuadre, teksa nuk përjashtohet mundësia që të luajë me Interi, apo edhe me Milanin, që gjithashtu do të ishte shumë e kënaqur me afrimin e tij. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

