Tifozët e Juventusit tërbohen me Conten, ja peticioni që i nisin klubit

Interi ka zyrtarizuar sot largimin e Lucianos Spallettit nga drejtimi i skuadrës, ndërkohë që në vendin e tij për çështje orësh do të zyrtarizohet Antonio Conte. Një lajm që nuk është pëlqyer aspak nga tifozët e Juventusit. Conte konsiderohet si një simbol për bardhezinjtë fillimisht si tifoz dhe më pas si trajner, pasi është njeriu që u riktheu titullin pas dy vendeve të 7-ta radhazi.

Një nga tifozët e “Zonjës” ka krijuar një peticion në platformën “Change.org”, në mënyrë që drejtuesit e Juventusit të heqin yllin që i dedikohet trajnerit, pikërisht në pistën përreth “Allianz Stadium”.

Sipas peticionit “kalimi te Interi nuk është zgjedhje profesionale, sepse të shkosh te Interi do të thotë që të shkelësh dinjitetin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?