Tifozët ëndërrojnë, objektivi i madh i Milanit mbetet Luka Modriç
Edhe pse në heshtje dhe pa shumë bujë, Milani po vijon punën për sezonin e ri, teksa dy drejtuesit, Maldini dhe Boban po sjellin për trajnerin Xhampaolo, lojtarët e duhur në merkato.
Megjithatë, në kampin kuqezi, momentalisht tifozët kanë një ëndërr dhe ai quhet Luka Modriç.
Kroati mbetet objektivi kryesor i “Djallit” në këtë merkato vere. Kuqezinjtë janë takuar disa herë me agjentin e “Topit të Artë” dhe tifozët besojnë se Boban do arrijë ta bindë për t’u veshur kuqezi.
Vetë Luka i ka dhënë “like” faqes së Milanit në instagram, duke rritur shpresat.
Megjithatë, a mund të kryhet një transferim që do kushtonte sa qimet e kokës, vetëm se lojtari ka bërë një “like” në rrjetet sociale? Shumë e vështirë, por ku ka zë nuk është pa gjë.
Nëse Modriç do vinte, kuqezinjtë do ishin gati t’i dorëzonin repartin e mesit të fushës yllit kroat, ndërsa tifozët kanë vite që nuk shohin të zbarkojë një emër i madh në Milanelo.
KOHA JONË SONDAZH

