Tifozët gjermanë i vënë “flakën” qytetit të Napolit para ndeshjes (VIDEO)

Akte dhune janë regjistruar në rrugët e qytetit të Napolit, në prag të ndeshjes së kthimit të Champions League përballë Eintracht Frankfurt.

Qindra tifozë gjermanë kanë mbërritur në qytetin italian dhe janë përplasur me rivalët vendas dhe policinë duke hedhur sende të forta në drejtim të tyre.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, shumë makina janë djegur nga miqtë, mes tyre dhe mjete të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qindra efektivë janë angazhuar për mbajtjen e qetësisë, ndërkohë që dëme të shumta raportohen në zonat më të frekuentura të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?