FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tifozët hakërrehen ndaj Griezmann para qendrës stërvitore: Ti je shkaku i largimit të Messit!

Antonie Griezmann është sulmuar nga tifozët mëngjesin e sotëm para qendrës stërvitore. Francezi ishte duke shkuar në seancën e radhës, teksa një grup tifozësh janë hakërryer ndaj tij, duke e bërë fajtor për mos rinovimin e kontratës së Lionel Messit.

“Messi është larguar për shkakun tënd”, dëgjohet të bërtasë njëri prej tyre në turmën e tifozëve, që janë tejet të mërzitur. Francezi deri më tani nuk ka mundur që të shfaqë asnjëherë vlerat e tij, duke acaruar së tepërmi tifozët.

Griezmann duket se është kthyer në barrë të rëndë për klubin, pasi nuk ka justifikuar vlerën e investimit për të dhe nuk mund të largohet për një shifër të ngjashme. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?