FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tifozët i japin një sinjal të qartë Pogba-s në hyrje të qendrës stërvitore

Nuk është një fillim sezoni për t’u mbajtur mend nga Paul Pogba. Mesfushori francez është në qendër të thashethemeve në merkaton e verës, pasi u bë protagonist duke humbur një penallti ndaj Ëolverhampton dhe një gabimi ndaj Crystal Palace. Ai madje u sulmuar në mënyrë racore nga tifozët e tij, ndërkohë që klubi i doli në mbrojtje duke i cilësuar sjelljen e tifozëve të pahijshme dhe vendosi që lojtarët të mos japin më autografe.

 

Sot “The Sun”, ka publikuar një foto, ku tifozët kanë shkruar “Pogba out” në një nga tabelat pranë qendrës stërvitore. Boja e kuqe u përfol në vendin ku është shkruar se ndalohen autografet apo selfie-t e lojtarëve me tifozëve. Kur mbeten edhe disa ditë nga mbyllja e merkatos, e ardhmja e Pogba-s është e paqartë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?