Tifozëve turq nuk u del inati me portierin serb, e godasin sërish (VIDEO)

Portieri i Sevillas, Marko Dmitrovic sulmohet sërish. Gardiani u sulmua në fushë nga një tifoz i PSV, ndërsa tashmë numrin një të portës së spanjollëve e goditën me çakmak.

Në ndeshjen mes Fenerbahce dhe Sevilla me rezultatin që ishte në shifrat 1-0 në favorin e vendasve, disa huliganë turq hodhën sende të forta në fushë.

Një çakmak që dëmtoi gardianin serb të cilit iu desh ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor. Dmitrovic pati edhe gjakderdhje në kokë megjithatë ia doli të vazhdonte ndeshjen deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?