Tifozi vret veten pas eliminimit të Argjentinës në Kupën e Botës ndaj Francës

Dashuria për skuadrën e zemrës, mund të çojë deri në vetëvrasje. Një gjë e tillë ka ndodhur me një tifo të Argjentinës, i cili ka bërë aktin ekstrem pas humbjes së “Albicelestes”, nga Franca në 1/8 e finales me rezultat 4-3.

I riu, i njohur si Monotosh Halder, pas humbjes së Argjentinës të shtunën në mbrëmje, ishte mbyllur në dhomën e tij nga e cila nuk doli më,  Të dielën në mëngjes, pas shumë tentimeve, prindërit e tij nuk mundën ta hapnin derën dhe telefonuan policinë. Pas ardhjes së tyre në vendin e ngjarjes, u gjet trupi i pajetë i Hadler, i cili kishte varur veten.

“Djali im nuk ka pasur ndonjë sëmundje. Ai ka qenë tifoz i Argjentinës dhe që nga fillimi i Botërorit është ngujuar para televizorit, duke shikuar ndeshjet. Pas humbjes së Argjentinës nga Franca ai ishte shumë i mërzitur. Por ne kurrë nuk e mendonim se do të bënte një gjë të tillë”,-ka thënë babai i tifozit të ndjerë, Mongol Halder.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në raportin e policisë thuhet: “Jemi duke hetuar rastin. Duket se Monotosh Halder, ka kryer vetëvrasje pas humbjes së Argjentinës në Kupën e Botës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?