Tifozi shkon me një aligator në stadium: E kam kafshë për mbështetje emocionale

Joie Henney, një tifoz i Philadelphia Phillies, u përpoq të hynte në stadiumin e bejsbollit “Citizens Bank Park” me një aligator për të parë ndeshjen kundër Pirates Pittsburgh.

Tifozit, të cilit sigurisht nuk iu lejua hyrja, tha se aligatori, të cilin e kishte lidhur me zinxhir sikur të ishte qen, është një kafshë për mbështetje emocionale.

Henney nw fakt  nuk ka gënjyer. Emri i aligatorit është Wally dhe sipas biografisë së tij në TikTok, ai është një kafshë për mbështetje emocionale, e licencuar që e ndihmon atë të kapërcejë depresionin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Wally i pëlqen të përqafojë”, tha Joie Henney për aligatorin e tij. Henney e mban aligatorin në shtëpi dhe e ushqen si të ishte një pjesëtar i familjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?