Tirana “blindon” mbrojtjen, rikthehet zyrtarisht edhe Erjon Hoxhallari
Tirana ka përforcuar repartin e prapavijës me një tjetër rikthim të bujshëm në futbollin shqiptar. Erjon Hoxhallari është rikthyer pas vetëm një sezoni nga largimi i tij prej bardhebluve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet. Hoxhallari mbylli bashkëpunimin e tij me UTA Arad në Rumani dhe tashmë është rikthyer në kombin e tij.
Mbrojtësi kuqezi u paraqit 28 herë në kampionatin rumun me skuadrën e tij dhe arriti të realizojë një gol.
KOHA JONË SONDAZH

