Tirana, firmos bullgari Martin Kavandanski

Tjetër goditje e Tiranës në merkato. Bardheblutë firmosin me mbrojtësin bullgar, Martin Kavadanski, i cili bëhet blerja e tretë e kryeqytetasve në prag të sezonit të ri, pas atyre të Smajlit dhe Gërçaliut. Kavadanski, i cili në të kaluarën ka luajtur dhe me Shkëndijën e Tetovës, aktivizohet në qendër të mbrojtës dhe pritet të luajë përkrah Gërçaliut në këtë repart. Në pjesën e dytë të këtij sezoni, bullgari ka luajtur me skuadrën e vendit të tij, Marek. Gjatë karrierës ai ka veshur edhe fanellat e Slavia Sofia, Lokomotiv Plovdiv, Lokomotiv Mezdra, Beroe dhe Chernomorets Bugras. Afrimi i tij te Tirana, në mbrojtje, vë në dyshim të ardhmen e Entonio Pashaj dhe të Debatik Currit. Tirana duket se i është përgjigjur edhe të ardhmes së mbrojtësit Gentin Muça, i cili është larguar drejt Kukësit për ndeshjet e Europa League, por pretendohet se firmosi dje për një sezon me këtë ekip, me ardhjen e mbrojtësit bullgar. Ish-kapiteni i bardhebluve Gilman Lika, sakaq shihet shumë pranë rikthimit. Ai pranon të nënshkruajë me Tiranën, por nëse drejtuesit do t’i likujdojnë “cash” vetëm 20 mijë euro nga detyrimet e trashëguara. Në këmbim të shlyerjes së borxhit dhe ofertës së re sezonale, shkodrani firmos klauzolën për t’u lënë i lirë kundrejt shumës 50 mijë euro

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?