Tirana fiton klasiken ndaj Vllaznisë dhe blindon kreun, Teuta mund në derbi Erzenin (VIDEO)
Tirana ka arritur një fitore minimale 1-0 në klasiken ndaj Vllaznisë, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion. Bardheblutë do të gjenin golin e vetëm të ndeshjes në fundin e pjesës së parë. Pas një aksioni të gjatë, Kristal Abazaj do të godiste me të majtën, dhe pas një devijimi të lehtë topi shkoi në cepin e portës.
Vllaznia tentoi me të gjitha mënyrat që të gjente barazimin, me Hoxhajn dhe Jonuzin që do të humbisnin dy raste. Tirana me këtë sukses shkon në kuotën e 56 pikëve, ndërkohë që Vllaznia mbetet e katërta me 42 pikë.
Teuta është rikthyer te suksesi në Superiore pas disa javësh, duke triumfuar 2-0 ndaj Erzenit në derbin e Durrësit. Lorenco Vila dhe Sherif Kallaku ishin ata që i dhanë tre pikët skuadrës së Martinit. Me këtë fitore, “Djemtë e Detit” ngjiten në vendin e gjashtë duke zbritur Erzenin një vend më poshtë, por me pikë të barabarta.
KOHA JONË SONDAZH

