Tirana fiton me vuajtje ndaj Kastriotit, Egnatia mund me “poker” Vllazninë
Tirana ka arritur një fitore minimale ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”, duke hedhur një hap drejt titullit kampion. Bardheblutë iu falën golit të Ardit Hilës në minutën e fundit për të thyer 1-0 krutanët e vendit të fundit.
Bardheblutë vijojnë të kryesojnë Superioren, duke rikthyer distancën prej pesë pikësh me Partizanin ndjekës. Tensioni nuk mungoi pas golit të Tiranës dhe Kastrioti e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarëve pas daljeve me kartonë të kuq të Karakaçit dhe Selmanit.
Egnatia fitoi 0-4 përballë Vllaznisë, duke siguruar një fitore historike në “Loro Boriçi”. Skuadra nga Rrogozhina konfirmohet forcë e tretë në kampionatin shqiptar, ndërkohë që Vllaznia mbetet e pesta pas Laçit.
Donald Mëllugja realizoi një eurogol në pjesën e parë, ndërkohë që kuqeblutë kapitulluan në fraksionin e dytë pas golave të Raphael Dëamena, Fernando Medeiros dhe Jackson.
KOHA JONË SONDAZH

