Tirana fiton ndaj Kastriotit, Vllaznia ngec kundër Egnatias (VIDEO)

Tirana fitoi minimalisht 0-1 në transfertë ndaj Kastriotit. Bardheblutë e trajnerit Orges Shehi rikthehen te suksesi pas humbjes në Shkodër me Vllazninë, teksa autori i golit ishte Dijar Nikqi në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Në minutën e 13-të,  kryeqytetasit fituan një penallti teksa nga pika e bardhë Florent Hasani gaboi. Sulmuesi u ndal nga portieri Sali që kuptoi krahun dhe shpëtoi skuadrën e tij nga goli.

Në fund, të dyja ekipet e mbyllën ndeshjen me 10 vetë pasi në të 80-tën, me Çelën që i vendosi duart në fyt Hasanin me sherrin që përfshiu të dyja kampet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia ngec në një barazim pa gola në transfertë ndaj Egnatias. Shkodranët nuk ia dolën të ruajnë vazhdimësinë dhe në Rrogozhinë nuk mundën të konkretizonin ndërsa vendasit patën gjithashtu mundësi për të fituar teksa Jackson u ndal nga shtylla. Kuqeblutë duhet të kënaqen me një pikë teksa ruajnë vendin e tretë me 35 pikë ndërsa Egnatia mban vendin e katërt me 31 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?