Tirana fiton në Laç dhe i afrohet titullit, marrin 3 pikë dhe Partizani e Egnatia

Tirana dhe Partizani marrin fitoret e radhës,ndërkohë Egnatia siguron për herë të parë në histori pjesëmarrjen në Europë. Feston edhe Teuta, ndërkohë që u mbyll pa fitues Bylis-Kukësi.

Bardheblutë e Orges Shehit triumfuan 1-3 në Laç, duke hedhur një hap drejt titullit kampion në Superiore. Goli i Florent Hasanit dhe dygolëshi i Ardit Hilës i dhuruan kampionëve në fuqi një fitore të madhe në Kurbin.

Goli i Saliou Guindo në minutat shtesë, i shërbeu vetëm për statistikë bardhezinjve. Tirana vijon të kryesojë kampionatin shqiptar me 63 pikë, dy më shumë se Partizani ndjekës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Demat” mposhtën 2-1 Vllazninë në kryeqytet. Arinaldo Rrapaj dhe Eljon Sota i dhuruan Partizanit avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. Shkodranët reaguan me Bekim Balajn, por nuk ia dolën të gjenin golin e barazimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Egnatia fitoi 3-2 përballë Erzenit, Dwamena me dy gola, Musta/Ademi, Kapllani, duke forcuar pozitat në vendin e tretë. Skuadra rrogozhinase do të luajë në Conference League. Teuta iu fal golit të shpejtë të Ledio Beqjes për të thyer 1-0 Kastriotin dhe për të parakaluar Laçin në renditje.

Bylis dhe Kukësi u ndanë në barazim 1-1. Vendasit kaluan në avantazh falë golit me penallti të Vangjel Zguros në “limite”, por me penallti shënuan edhe verilindorët me anë të kapitenit Gjelbrim Taipi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?