Tirana godet sërish në merkato, firmos me mbrojtësin e kombëtares

Andi Lila rikthehet te Tirana. Mbrojtësi i kombëtares ka arritur marrëveshjen me Presidentin e klubit bardheblu, Refik Halili dhe do t’i bashkohet nesër skuadrës. Lila për momentin ka një dëmtim të lehtë dhe pritet që të zbresë në fushë pas rreth një muaji.

 

Tirana gjatë kësaj vere është përforcuar me lojtarë cilësorë si Agustin Torasa, Enton Cale, Idriz Batha dhe Dunga. Andi Lila mendohet se do të jetë afrimi i fundit në merkato, pasi vetë Presidenti Halili dhe trajneri Mema deklaruan pas fitores 3-0 ndaj Luftëtarit se duhej vetëm një përforcim në mbrojtje për të quajtur të mbyllur merkaton e bardhebluve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Andi Lila ka luajtur sezonet e fundit me PAS Janinën në Greqi, ndërkohë që kthehet te Tirana pas aventurës bardheblu në periudhën 2008-2011.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?