Tirana kërkon finalen e Kupës, Luftëtari për të shkruar historinë
Tirana është në udhëkryq, pasi i duhet të luftojë për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar si dhe të luftojë për një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë që duhet të shpëtojnë nderin duke qëndruar në Superiore kërkojnë t’i japin një tjetër drejtim sezonit të tyre duke triumfuar në Kupën e Shqipërisë, një trofe që do të ishte një ngushëllim i mirë për një sezon me shume ulje ngritje. Ardian Mema nuk ka kapitenin Karabeci, Kërçikun dhe Oduamadin, ndërsa pritet t’i besoje në sulm treshes Greca, Hasani, Halili në mbështetje të Ngoo-s.
Në krahun tjetër Luftëtari është pranë një suksesi historik që askush më parë në klubin jugor nuk ja ka dalë ta konkretizojë. Një sezon që deri në janar ishte i dështuar po shndërrohet në një edicion triumfues për skuadrën e Julian Ahmatajt. Finalja e parë në histori është një motivim që shkon përtej gjithçkaje, për më shumë që kjo rrugë mund ta dërgojë për të dytin edicion radhazi në Europa League.
Mungesa e Rustem Hoxhës është e rëndësishme, ndërsa do të rikthehet një ish-bardheblu si Edvan Bakaj teksa edhe Ramadani mund të jetë gati për t’u aktivizuar. Sfida e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa dueli i kthimit në “Selman Stermasi” premton spektakël dhe emocione.

KOHA JONË SONDAZH

