Tirana konfirmon orarin dhe ditën e ndeshjes së duelit ndaj Vllaznisë

Klubi i Tiranës ka konfirmuar se derbi i Shqipërisë mes bardhebluve dhe Vllaznisë do të luhet ditën e premte në stadiumin Selman Stërmasi nën dritat e prozhektorëve në orën 18:00.

 

Kjo përballje do të luhet pa praninë e tifozëve në stadium për shkak të dënimit që ka marrë Tirana për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në derbin ndaj Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i klubit:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndeshja Tirana- Vllaznia do të luhet ditën e Premte në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00. Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët, shkak i incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Partizanin dhe dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit pa praninë e tifozëve, duke shpresuar dhe besuar që nuk do të ketë më të tjera sjellje jo sportive që dënojnë dhe mbyllin dyert për të gjithë tifozerinë bardheblu”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?