Tirana merr fitoren e parë në kampionat, por Qefalia shkakton frikë dhe ankth
Tirana mori fitoren e parë në kampionat, duke triumfuar 2-0 kundër Egnatias në transfertë. Kampionët në fuqi e zhbllokuan ndeshjen që në fillim, me mesfushorin Sherif Kallaku që u afrua në merkaton e kësaj vere.
Në fundin e pjesës së parë Qefalia u përplas me Hamzat dhe doli nga fusha i gjakosur. Ai u dërgua në spital, ndërkohë që ndeshja u ndal për 10 minuta.
Gjendja e tij në spital u përmirësua, ndërkohë që golin e dytë Tirana ia dedikoi pikërisht atij. Hasani ishte ai që ndëshkoi vendasit dhe më pas ngriti fanellën e Qefalisë.
Tirana administroi deri në fund rezultatin duke marrë suksesin e parë në këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

