Tirana mundet me dy gola në pjesën e parë ndaj Besiktasit (VIDEO)
Tirana është mundur 0-2 në pjesën e parë nga Besiktasi në duelin që po luhet në “Vodafone Arena”. Skuadra turke ka administruar mjaft mirë ndeshjen, duke shënuar në momentet më të përshtatshme për ta.
Bulut zhbllokoi sfidën në minutën e 21-të, duke shfrytëzuar më së miri një krosim nga e majta. Asnjë shans reagimi për portierin Selmani që u befasua nga goditja.
Në fundin e pjesës së parë, do të ishte Muleka që nga një aksion i ngjashëm do të shënonte dhe golin e dytë. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

