Tirana ndalet mes polemikave dhe i “dorëzon” titullin Partizanit
Tirana i “fal” titullit kampion Partizanit. Bardheblutë barazuan 2-2 në Rrogozhinë me ekipin ballshiot, ndërsa të kuqtë fituan 1-4 me Kastriotin në “Elbasan Arena”, duke i marrë kreun Tiranës falë avantazhit në ndeshjen e drejtpërdrejtë
Verdikti i vetëm përfundimtar, që dhanë rezultatet e javës së 35-të, është rënia matematikisht e Kastriotit në të Parën. Në sfidën e zhvilluar në Rrogozhinë, dygolëshi i Hilës nuk mjaftoi për fitoren e bardhebluve, pasi skuadra ballshiote barazoi dy herë, fillimisht me Danladi, më pas me Adilin. Në fundin e ndeshjes tifozë të shumtë pushtuan fushën ër të goditur arbitrin.
Sa i përket takimit të “Elbasan Arenas” mes Kastriotit dhe Partizanit, të parët shënuan krutanët me Grecën, por përmbysja me golat e Rrapajt e Da Silvës që në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Murataj me Sotën.
Teuta rrëmbeu vendin e katërt, që i jep mundësi të luajë në Conference League, falë suksesit 1-0 përballë me golin e Vilës, ndërsa Vllaznia ndau pikët me Laçin, falë barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë shënuan të parët me Balajn, por skuadra kurbinase barazoi me Guindo me 11-metërsh në minutën e 79-të.
Takimi i vetëm i javës së 35-të, që përfundoi me rrjeta të paprekura ishte Kukësi-Erzeni. Në javën e fundit, Partizani, tashmë kryesues, pret Teutën, ndërsa Tirana luan në transfertë me Erzenin.
KOHA JONË SONDAZH

