Tirana ndalet ndaj Shënkollit në Kupë, ekipet e tjera të mëdha bëjnë detyrën

Tirana ka shkaktuar surprizën më të madhe në Kupën e Shqipërisë. Kryesuesit e Kampionatit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në Grupin A ndaj Shënkollit. Bardheblutë me shumë rotacion në formacion, janë ndalur përballë lezhjanëve në këtë sfidë edhe pse kanë krijuar një mori rastesh, duke shtyrë diskutimin për kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

 

Flamurtari vijon ecurinë negative edhe në Kupë, teksa është mundur 3-2 nga Veleçiku. Çokaj shënoi për vendasit, por vlonjatët u përgjigjën me dy gola të Hoxhajt. Megjithatë, Veleçiku gjeti edhe dy herë të tjera rrjetën dhe mbylli ndeshjen e parë me fitoren 3-2, duke mbajtur gjithsesi në ankth Flamurtarin për kualifikimin e mëtejshëm. Teuta dhe Partizani kanë arritur që të fitojnë, edhe pse i kanë zgjidhur ndeshjet në fraksionin e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Grupin B nuk ka pasur shumë surpriza, pasi pretendentët si Kukësi, Skënderbeu dhe Bylis kanë arritur të marrin fitore bindëse në ndeshjet e para duke siguruar thuajse kualifikimin. E papritura e ditës ishte Laçi, i cili mbylli ndeshjen pa gola përballë Elbasanit, një skuadër e Kategorisë së Parë e cila për më tepër po kalon një formë jo edhe aq të mirë. Ndeshjet e tjera duken të hapura, për kthimin, edhe pse në fakt Luftëtari bëri një hap shumë të mirë me suksesin në minutën e fundit ndaj Turbinës në transfertë.

Një ndeshje nuk u luajt, pasi Kamza nuk u paraqit për duelin me Apoloninë duke bërë që të përjashtohet nga Kupa në këtë edicion dhe në atë të ardhshmin.

Grupi A

Vora-Partizani 0-3

Shënues: 64′ Solomon, 74′ Braun, 78′ Cinari

Tërbuni-Teuta 0-2

Shënues: 72′ Gashi, 88′ Vecaj

Veleçiku-Flamurtari 3-2

Shënues: 4′, 88′ Çokaj, 67′ Zaraj / 14′, 20′ Hoxhaj

Shënkolli-Tirana 0-0

Iliria-Kastrioti 2-1

Shënues: 33′ Doçi, 35′ (p) Lama / 14′ Mehmeti

Burreli-Vllaznia 0-1

Shënues: 25′ Uenderson

Erzeni-Dinamo 3-0

Shënues: 20′ Davidson, 54′ Rezi, 84′ Xhixhua

Korabi-Besëlidhja 2-1

Shënues: 68′ Dida, 80′ Gjongecaj / 62′ Merdini

 

 

Grupi B

Shkumbini-Kukësi 1-3

Shënues: 30′ Koreshi / 6′ Maliqi, 35′ Kamara, 69 (p) Daku

Devolli-Skënderbeu 1-4

Shënues: 80′ Tako / 44′ (p) Dita, 78′ Vitia, 89′ Pollozhani, 90+2′ Muja

Elbasani-Laçi 0-0

Turbina-Luftëtari 0-1

Shënues: 90′ (p) Fili

Apolonia-Kamza 0-0 (Kamza nuk u paraqit)

Pogradeci-Bylis 0-4

Shënues: 17′, 49′ Ndreca, 68′ Opoku, 76′ Goxhaj

Egnatia-Besa 0-1

Shënues: 66‘ Hoxha

Lushnja-Oriku 2-1

Shënues: 14′ , 54′ Alkanjari / 8′ Dhrami

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?