Tirana përballet sot me gjigantët e Besiktasit në Conference League
Tirana sot do të luajë ndeshjen e saj të parë të raundit të dytë kualifikues në Conference League. Përballë do të ketë gjigantin turk, Besiktas, një duel që do të fillojë në orën 20:00.
Në Stamboll, skuadra bardheblu niset me një mision “të pamundur”, duke parë nivelin e kundërshtarit që ka përballë. Besiktasi konsiderohet padyshim skuadra favorite, por në futboll surprizat nuk mungojnë kurrë dhe Tirana dëshiron të marrë një rezultat historik.
Në kampin bardheblu ka shpresë dhe ketë gjë e konfirmon edhe trajneri Orges Shehi në konferencën për shtyp. Sa i përket formacionit titullar, Shehi pritet t’i besojë skuadrës fituese. Në portë do të jetë sërish Selmani, ndërsa në mbrojtje Doka, Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni. Hila, Jonuzi dhe Lushkja në mesin e fushës, ndërsa sulmi do të përbëhet nga Hasani, Abazaj dhe Latifi.
KOHA JONË SONDAZH

