Tirana zyrtarizon goditjen e radhës në merkato, transferon mesfushorin

Tirana bën një tjetër goditje në merkato. Fjoart Jonuzi që mbylli bashkëpunimin me Vllazninë do të jetë lojtari më i ri i bardhebluve të kryeqytetit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet Fjoart Jonuzi. “Dhe ai quhet Fjoart Jonuzi”, shkruhet në faqen zyrtare të skuadrës së kryeqytetit.

Mesfushori 26-vjeçar ka bërë pjesë në klube të njohura si Kukësi, Laçi, Gjilani, Vllaznia dhe së fundmi do të veshë fanellën e Tiranës. Sezoni i kaluar në “Abissnet Superiore” ishte fantastik nga Jonuzi që arriti të realizojë 7 gola në 35 paraqitje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?