Tirana zyrtarizon rikthimin e bujshëm në Superiore të 32-vjeçarit Mici

Tirana ka arritur të nënshkruaj me Gledi Micin, mbrojtësin që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare.

32-vjeçari do ta vazhdojë karrierën e tij te klubi bardheblu pas një aventure 3-vjeçare me skuadrën e Prishtinës, me të cilën i përfundoi kontrata.

Ai ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Apolonisë, Kamzës, Flamurtarit, Kukësit dhe Skënderbeut. Ai i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Kosovë, ndërsa kampion është shpallur edhe në Shqipëri me Skënderbeun e Kukësit, por edhe me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?