Tjetër skandal, arrestohet zëvendëspresidenti i FIFA-s!

FIFA merr një goditje të rëndë. Ditën e sotme në Paris është arrestuar zëvendëspresidenti i qeverisë së futbollit dhe njëkohësisht presidenti i konfederatës afrikane të futbollit CAF, Ahmad Ahmad.

Sipas informacioneve, drejtuesi akuzohet për korrupsion dhe “akuza të lidhura me mandatin e tij si president i CAF. FIFA nuk njeh detajet e lidhura me këtë hetim dhe nuk mund të shprehë një koment specifik”, shkruan organi më i lartë i futbollit.

“FIFA ka luftuar për të dalë nga kriza e korrupsionit të shpërthyer me arrestimet e shumë funksionarëve në maj 2015”. Pikërisht një skandal që ndjek pas fjalëve të Infantinos se tashmë “FIFA është e pastër dhe nuk ka më korrupsion”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?