TKZ nis misionin kombëtar nga jugu, fshihen shkrimet antishqiptare dhe vendoset flamuri kuqezi
Tifozët Kuq e Zi (TKZ) kanë gjithnjë prezent në tribuna ndërsa nuk kanë munguar edhe mesazhet e përçuara, gjithnjë në mbështetje të idealeve kuqezi.
TKZ ka marrë përsipër të fshijë shkrimet e ndryshme antishqiptare dhe në vend të tyre të reklamohen simbolet kombëtare.
Vendi i parë që i është nënshtruar këtij transformimi është Llogaraja teksa në një nga vendet më panoramike dhe më turistike të vendit është ekspozuar flamuri kuqezi.
Në komunikatën e tyre, TKZ thekson se kjo është një nismë me kontribut vullnetar e anëtarëve të grupit dhe veçanërisht atyre me banim në Zvicër.


KOHA JONË SONDAZH

