Tonali drejt kalimit te Newcastle, Milani hidhet në sulm për Lukakun
Rreth 75 deri në 80 milionë euro pritet të përfitojë Milani në rast se arrin të shesë Sandro Tonalin në Premier League te Neëcastle. Mesfushori kuqezi ka arritur marrëveshjen personale me klubin anglez dhe tani mbetet vetë puna mes klubeve për të finalizuar marrëveshjen.
Ndërkohë që në Itali një lajm i bujshëm është publikuar orët e fundit sa i përket merkatos së Milanit. Shitja e Tonalit sjell të ardhura të mjaftueshme që Milani të synojnë disa goditje të bujshme gjatë verës.
Një prej emrave që ka dalë në skenë është ylli i Interit, Romelu Lukaku. Ky i fundit do të rikthehet në Londër, pasi kartoni i tij zotërohet nga Chelsea, dhe drejtuesit e Milanit po kërkojnë ta rikthejnë në Milano sezonin e ardhshëm, por këtë herë me fanellën kuqezi.
Lukaku nga ana tjetër dëshiron të qëndrojë në Milano me Interin, por në rast se zikaltrit nuk arrijnë një marrëveshje me londinezët, atëherë nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi belg të transferohet te Milani.
KOHA JONË SONDAZH

