Toni Kroos i mbetet besnik Realit, zgjat dhe për një vit kontratën
Toni Kroos ka vendosur për t’i qëndruar besnik Real Madridit, të paktën edhe për një vit tjetër. Ditën e sotme është bërë publoike arritja e akordit për rinovimin.
Kontrata e lojtarit skadonte në 30 qershor, por mesfushori ka zgjatur bashkëpunimin duke firmosur edhe për një vit tjetër.
Ka qenë vetë klubi spanjoll që ka zyrtarizuar lajmin: “Reali i Madridit dhe Toni Kroos kanë rënë dakord që të zgjasin kontratën e lojtarit, që mbetet i lidhur me klubin deri në 30 qershor të vitit 2024”.
KOHA JONË SONDAZH

