Tottenham befason të gjithë, i beson pankinën një trajneri grek
Tottenham Hotspur ka gjetur akordin me trajnerin e ri që do të ulet në stol. Ange Postecoglou është tekniku i ri i Spurs që do të ulet në stolin e klubit londinez që nga sezoni i ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tottenham përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit ku zyrtarizohet tekniku 57-vjeçar. Tekniku me origjinë greke do të marrë më 1 korrik detyrën e tij te londinezët, me të cilët ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.
Ange Postecoglou ishte në stolin e Celtic për dy vite, të cilët arriti t’i shpallë kampion të Skocisë për aq kohë sa ishte pjesë e tyre.
We are delighted to announce the appointment of Ange Postecoglou as our new Head Coach on a four-year contract 🤍
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 6, 2023
KOHA JONË SONDAZH

