Tottenham do të provojë blerjen e Dybala-s gjatë janarit
Tottenham mund të provojë sërish për të nënshkruar me Paulo Dybala-n, që merkaton e janarit. “Daily Star” raporton se “Spursat” kërkojnë të përfitojnë nga fakti që argjentinasi është nxjerrë në merkato nga skuadra e Juventusit, teksa nuk arritën që të konkretizonin kalimin gjatë verës për shkak të mungesës në fundin e merkato.
Trajneri Pochettino ka kërkuar nga drejtuesit që të bëjnë një tjetër tentativë gjatë janarit, teksa gjithçka do të varet edhe nga aktivizimet që do të ketë “La Joya” në pjesën e parë të sezonit.
Bisedimet mes Juventusit dhe Tottenham do të rihapen në janar, me mundësinë që këtë herë të arrihet marrëveshja për shifrën e 80 milionë eurove. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

