Tottenham fiton ndaj Nottingham dhe ngjitet në vendin e tretë (VIDEO)
Tottenhami rrëmben fitoren e tretë, në javën e katërt në Premier League. Skuadra e Antonio Contes triumfoi pastër 2-0 në transfertën ndaj Nottingham.
Harry Kane zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 5-të, pas një kundërsulmi të shpejt, që u finalizua me një goditje të saktë në cepin e portës.
Sulmuesi anglez nuk u ndal me kaq, pasi 9 minuta nga fundi i ndeshjes, Kane do të realizonte dhe golin e sigurisë me një goditje me kokë. Me këtë sukses, Tottenham ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa Manchester City. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

